3 nxënës vodhën 5 kompjuterë nga laboratori i Informatikës, policia jep detajet

Policia e Kukësit ka zbardhur vjedhjen me thyerje në laboratorin e informatikës së shkollës së mesme të qytetit të Kukësit. Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të mitur, si autorë të dyshuar.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në shkollën e mesme të qytetit të Kukësit, persona të paidentifikuar kishin shkatërruar dyert e shkollës dhe më pas ishin futur në laboratorin e informatikës, ku kanë vjedhur 5 kompjuterë dhe aksesorët e tyre, kanë vlerësuar situatën dhe menjëherë është ngritur grupi hetimor, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Si rezultat i hetimeve profesionale të kryera u bë i mundur identifikimi i autorëve të vjedhjes, që janë shtetasit e mitur E. E., E. E. dhe K. E., të cilët për shkak të moshës u proceduan në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjuterët dhe aksesorët e tjerë të vjedhur në ambientet e shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

SHKARKO APP