3 orë protestë nga PD, 1500 efektivë në terren

Pritet të nis protesta e thirrur nga PD përballë Kryeministrisë dhe sipas njoftimit nga selia blu, do të zgjasë 3 orë. Policia e Shtetit ka angazhuar në terren 1500 efektivë policie, përgjegjës për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve të protestës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndodhet në terren për të vëzhguar nga afër situatën para protestës.

Policia i ka bërë thirrje të veçantë organizatorëve të protestës, të cilëve u kanë kërkuar që të distancohen nga aktet që cenojnë rendin dhe sigurinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?