3 raste brenda një jave, Ministrja tërhiqet para studentëve

Ndryshe nga Lindita Nikolla, ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini ka refuzuar në tre raste brenda një javë që të flasë për protestën e studentëve dhe për ligjin e Arsimit të Lartë.

Sot Shahini kishte lënë një takim me studentët e Shkodrës por e anulloi dhe për këtë shpjegimin e dha në facebook. ”Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, shkruan Shahini.

Ky nuk është takimi i parë nga i cili Shahini tërhiqet, kur bëhet fjalë për Ligjin e Arsimit të Lartë dhe studentët. Ditë më parë, Shahini në debat e sipër me anëtarët e komisionit, braktisi Komisionin e Arsimit. Ndërsa po sot por në konferencë për shtyp, ministrja nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimit me pedagogët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?