3 raste të reja në Lezhë, infermierja dhe sanitarja patën kontakt

Në Shqipëri është rënduar situata nga Covid-19. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime. Në Lezhë janë regjistruar 4 të prekur. Pas rastit të infermieres së prekur me koronavirus, që u konfirmua ditën e djeshme në Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe tre raste të reja. Bëhet me dijeni se janë infektuar një tjetër infermiere, një sanitare dhe një qytetar. Infermierja e Urgjencës dhe sanitarja kanë patur kontakt me rastin e publikur dje, ndërsa qytetari nuk dihet nga e ka marrë virusin.

Shpërndarja gjeografike

Tiranë 83 qytetarë
Durrës 9 qytetarë
Lushnje 4 qytetarë
Elbasan 3 qytetarë
Fier 14 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 4 qytetarë
Korcë 11 qytetarë
Vlorë 5 qytetarë
Shkodër 3 qytetarë
Lezhe 4 qytetarë
Berat 1 qytetarë
Has 2 qytetarë
Krujë 1 qytetar

SHKARKO APP