3 Shqiptarë arratisen nga një burg në Itali, metoda “alla Shqiptarçe”

Mediat italiane, mëngjesin e sotëm kanë raportuar mbi arratisjen e tre shqiptarëve nga burgu i Rebibbia, në provincën e Lacios në Romë.

Refruar lajmit, ende nuk janë bërë të qarta të dhëna rreth identitetit të shqiptarëve të arratisur, por nga hetimet e para ka rezultuar se ata kishin vetëm pak ditë që ishin në këtë burg.

Skema e përdorur, sipas policisë Italiane, ka qenë ajo e përdorimit e çarcafëve për t’u arratisur, një skenar që ende pritet të hetohet nga organet kompetente.

Në këtë burg, mbrëmë u sollën të dënuar nga burgu i Camerinos që u prek mbrëmë nga tërmetet e fuqishme dhe ndoshta shqiptarët kanë përfituar edhe nga kaosi që mund të jetë krijuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?