3 shqiptarë humbin jetën në Athinë, ja çifti i parë që përfundoi në spital
Situata në zonën ë Atikës në Greqi është ende shumë e rrezikshme, ndërsa deri më tani raportohet për të paktën 60 viktima dhe më shumë se 160 të lënduar.
Gazetarja Ira Londo raportoi nga Greqia për “News 24” se fatkeqësisht është konfirmuar se ka tre viktima shqiptarë, të cilët kanë qenë punonjës të një restoranti. Gjithashtu mësohet se janë djegur edhe disa shtëpi të shqiptarëve ne Greqi.
Ndërsa disa prej shqiptarëve qe jetojnë dhe punojnë atje kanë përfunduar në spital nga asfiksia. Një çift shqiptarësh, të cilët shkuan për ndihmë mjekësore në spital, folën për Top Channel:
“Përfunduam në spital nga tymi i tepërt. Bashkëshortja nuk merrte dot frymë. Pësoi akth. Nuk merrnim dot frymë”.
Gazetarja u shpreh se kjo zonë është shumë e populluar nga shqiptarët, dhe gjatë këtyre orëve ajo ka pasur kontakt me disa prej tyre.
Gazetarja tha se brenda makinës së një shqiptari është gjetur një viktimë, por ende nuk dihet nëse është trupi i një të riu nga Tepelena.
Ndërkohë, ajo është shprehur se nga dëshmitë që ka pasur nga shqiptarët që kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, i është pohuar se favori që ata kanë pasur, ka qenë njohja e mirë e zonës, pasi jetojnë aty edhe gjatë dimrit, dhe kjo i ka ndihmuar që të largohen përmes rrugicave dhe të dalin më shpejt në det.
KOHA JONË SONDAZH

