3 ton ndihma nga Korfuzi për të prekurit nga tërmeti

Edhe Korfuzi fqinj është solidarizuar me zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit në vendin tonë.

Më shumë se 3 ton ndihma humanitare të mbledhura nga agjensitë dhe qytetarët e Korfuzit, pas iniciativës së ERT Corfu, nismë kjo e nisur ditë më parë nga televizioni shtetëror ERT nisen sot drejt Durrësit.

Kompania Joy Lines me anijen Saranda – Express, me qendër në Sarandë, që kryen çdo ditë linjën detare Sarandë – Korfuz dhe anasjelltas. Përveç ndihmës ekonomike dhënë ditët e para të tërmetit kompania ka dhënë ndihmesën e vet duke bërë edhe transportimin e ndihmave nga Korfuzi drejt vendit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

ERT Corfu dhe të gjithë punonjësit e Radios Greke të Korfuzit falënderojnë ngrohtësisht të gjithë ata që e përqafuan këtë iniciativë dhe ofruan pa mëdyshje ndihmesën e tyre për lehtësimin e pasojave nga tërmeti të njerëzve në Shqipërinë fqinje, shkruan ert.gr.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?