3-vjeçares i thyhet këmba, kopshti privat del pa licencë. Edukatorja në polici
Opinioni publik është shokuar nga ngjarja me vajzën e vogël 3-vjeçe, së cilës i është thyer këmba në rrethana ende të paqarta, gjatë qëndrimit në kopësht, por edhe qëlluar me vizore. Majlinda Dehma është edukatorja që punon në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku edhe vajza përfundoi në këtë gjendje të rëndë më datë 1 nëntor.
Prindërit e fëmijët u njoftuan për episodin e rëndë nga një telefonatë nga kopshti, dhe u thanë se vajzën e kishte pickuar diçka dhe këmba i ishte fryrë. Duke parë gjendjen e vajzës, mjekët e sugjeruan ta çojnë në spitalin e Traumës, ku nga grafia rezultoi se thyerje në pjesën e kofshës. Për këtë ngjarje, këtë të martë është shoqëruar në Komisariat edukatorja. Dihma po hetohet nën akuzën e ”keqtrajtimit të të miturit”.
Nga ana tjetër del që kopshti nuk ka licencë të ushtrimit. Ministria e Arsimit teksa thotë se kopshti është mbyllur, informon edhe se do të ngrenë Task-Forcën për kontrollin e plotë në territor për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme.