3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë, mjeku Xhaxho: Bëra maksimumin, djali doli nga klinika i zgjuar

3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare pas shqetësimeve me dhëmbët, dhe mjeku Roland Xhaxho thotë se ai profesionalisht bëri maksimumin për fëmijën. Ai thotë se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare. Mjeku shton se 3-vjeçari nga dalë i zgjuar në krahët e të atit.

”Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit, të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyhrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë.

Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?