3-vjeçari i dhunuar nga Anjeza Shabani përfundon në spital
Gjëndja shëndetsore e djalit 3-vjeçar të dhunuar nga administratorja e kopshtit “Diren” mësohet se është e rënduar. Familja e vogëlushit është detyruar ta shtrojë në spital, raporton Anabel.al. Siç shihet edhe në fotot e publikuara, 3 vjeçari i cili shihej duke u rrahur me shpulla nga Anjeza Shabani, i është nënshtruar një rezonance magnetike.
E ëma e vogëlushit ka rrëfyer për “Revista Anabel” se djali është në gjende të rëndë. “Ai ka pasoja të tmerrshme nga dhuna” rrëfen Jonida, e cila e ka gdhirë pranë të birit dhe me gjithë mbështetjen e qindra mijëra shqiptarëve të skandalizuar nga akti i adminstratores së kopshtit, ku Jonida besoi të bitin.
Të hënën (20 qershor) e gjithë Shqipëria u ngrys e tmerruar, pasi pa në emisionin “Stop” një video të fshehtë ku tregohej se si ish-prezantuesja televizive e kthyer në pronare kopshti, rrihte vazhdimisht djalin e vogël që nuk pushtonte së qari. Shabani sot paradite u justifikua me pretendimin se video nuk është e plotë dhe se ajo pasi e kishte rrahur, e puthte, por pamjet barbare dhe fakti që ai djalë sot (21 Qershor) gjendet i shtruar në spital, janë dëshmia më e fortë për tmerrin që kjo grua ka ushtruar tek vogëlushi.
KOHA JONË SONDAZH

