30% më shumë aksidente në 2024

4-5 aksidente janë regjistruar në ditë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga janari-dhjetor u regjistruan 1.666 ngjarje rrugore, 30% më shumë sesa në vitin 2023. Nga ana tjetër ulur vdekshmëria në aksidente rrugore në 10.5% të aksidenteve, nga 14.9% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

90% të rasteve ngjarjet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Grupmoshat e reja vazhdojnë të mbeten më problematikët, pasi numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga shoferët e moshes 25-34 vjeç dhe ato nën 24 vjeç.

Dhjetori i vjetshëm pati një ulje të aksidenteve në 149 nga 157 që pati në fund të muajit në 2023-in. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 26,2% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?