30 mijë euro kush jep informacion për grabitjen në Rinas

Pas arrestimeve të para lidhur me grabitjen në Rinas, policia e Durrësit i drejtohet për ndihmë qytetarëve, duke shpresuar në bashkëpunimin e tyre për kapjen e grabitësve.  Në një deklaratë për mediat, policia e Durrësit njofton se vë në dispozicion shumën prej 30.000 Euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimim dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja.

“Ne ju garantojmë që çdo informacion do të vlerësohet maksimalisht nga grupi hetimor dhe do të ruhet anonimati i çdo qytetari që do të bashkëpunojë me Policinë. Për çdo informacion jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217 ose të shkruani në adresën e­mail, [email protected] si edhe në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Drejtoria e Policisë Qarku Durrës”­ njofton policia.

Policia duke falenderuar qytetaret për bashkëpunimin siguron se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, po shfrytëzon të gjitha kapacitetet e saj për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?