“30 qershori”, Meta jep 10 argumente: Shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes! Kurrë më votime moniste

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nxjerrë 10 fakte dhe argumente për zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.

Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim për zgjedhjet e 30 qershorit pasi të marrë opinionin nga Komisioni i Venecias, por Meta thotë se shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.

Nga ana e tij, Presidenti Ilir Meta përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale premton se kurrë më nuk do të ketë votime moniste në Shqipëri.

STATUSI NGA ILIR META

Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Kurrë më votime moniste në Shqipëri!

Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.

10 gjëra që ndoshta nuk i dini për 30 qershorin: (Argumente dhe vendimi GJEDNJ)

  1. Në 35 bashki (57.3 %) të vendit) u votua për një kandidat të vetëm
  2. Në 57.3 % të vendit nuk pati alternativë zgjedhjeje
  3. Për 35 bashki, 57.3 % të Shqipërisë nuk kishte zgjedhje, por votime
  4. KEDNJ (Protokolli 1 neni 3) i kërkon Qeverisë të organizojë zgjedhje demokratike
  5. E drejta për të zgjedhur alternativë e bën një demokraci efetive (V.9267/81)
  6. GJEDNJ: E drejta e votës nuk është vetëm procedurale (V. 10547/07)
  7. GJEDNJ: Votuesi duhet të ketë mundësinë të ndikojë zgjedhjet (Substanciale)
  8. GJEDNJ: Votimi me 1 kandidat mohon të drejtën substanciale për të zgjedhur. Vendimi nr. 48555/10 -2015
  9. Zgjedhjet me një kandidat për 57.3 % të Shqipërisë – Jo në përputhje me KEDNJ
  10. Nëse disa nga 57.3 % zgjedhës do t’i drejtoheshin GJEDNJ-së pas 30 qershorit, Shqipërisë mund të dënohej nga GJEDNJ-ja

SHKARKO APP