Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
30 shoqata të shoqërisë civile: Dënimet me burg për pandeminë cenojnë të drejtat e njeriut

30 shoqata të shoqërisë civile: Dënimet me burg për pandeminë cenojnë të drejtat e njeriut

Aktualitet
E premte, 10 Prill 2020 15:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Organizatat kryesore të shoqërisë civile në vend, në një deklaratë për mediat, i cilësojnë ndryshimet ligjore për dënimin me burg të qytetarëve që thyejnë rregullat e parandalimit të koronavirusit si cenim të të drejtave të njeriut.

Lidhur me dënimet me burg organizatat thonë se “në këto dispozita është shqetësues fakti që nuk bëhet asnjë dallim sa i takon subjektit që kryen këto vepra nëse është mbartës ose jo i sëmundjes infektive. Formulime të tilla mund të çojnë në vlerësime të ndryshme arbitrare dhe në cenimin e lirive dhe të drejtave të shtetasve”.

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 7 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 7 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 7 orësh

Shoqatat i kërkojnë Kuvendit rrëzimin e ndryshimeve në Kodin Penal duke argumentuar se ligje të tilla nuk mund të votohen me emergjencë.
“Duke qenë se Kodi Penal bën pjesë në kategorinë e akteve që miratohen me shumicë të cilësuar, ndryshimet e tij nuk mund të bëhen në asnjë rast nga Kuvendi me procedurë të përshpejtuar. Kjo mbështetur në nenin 83, pika 3 e Kushtetutës ku ndalohet zbatimi i procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë miratimin me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit me përjashtim të ligjit për gjëndjen e jashtëzakonshme (shih Vendimin e Gj.Kushtetuese nr. 5, datë 05.02.2014)”,- thuhet në deklaratën e shoqatave.

Swiss Digital

Deklarata e plotë e shoqatave të shoqërisë civile:

Në emër të një grupi organizatash të shoqërisë civile dëshirojmë të vlerësojmë në tërësi masat e marra nga qeveria për parandalimin dhe luftën ndaj pandemisë globale #Covid19 në vendin tonë. Bazuar në deklaratat zyrtare dhe ato të stafit mjekësor, këto masa shtrënguese kanë kontribuar në një numër më të ulët të shtetasve të infektuar në Shqipëri. Shumica dërrmuese e qytetarëve është ndërgjegjësuar dhe kanë zbatuar me korrektesë masat parandaluese që janë marrë deri më tani prej institucioneve përgjegjëse, në të njëjtën linjë me qytetarët në vendet e BE-së.

Në kushtet kur organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut po rekomandojnë në mbarë globin uljen e popullatës në sistemin e burgjeve, për shkak të rrezikut të shtuar që kanë shtetasit e privuar nga liria në institucionet e mbyllura për t’u prekur nga Covid 19, në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohen propozime ligjore që vijnë në kundërshtim me këto rekomandime. Organizatat që ne përfaqësojmë ngrejnë sot shqetësimin për ndryshimet e fundit të propozuara në Kodin tonë Penal, të cilat dënojnë penalisht disa forma të mosbindjes së qytetarëve ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore (neni 242/1) dhe disa forma të shkeljes së rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive (242/2). Në vlerësimin tonë, dënimet penale të propozuara në Kodin Penal janë jo proporcionale, nuk respektojnë parimin e humanizmit të parashikuar në nenin 1/c të Kodit Penal si dhe cenojnë liritë dhe të drejtat e shtetasve.

Në këtë situatë emergjence, në emër të organizatave që ne përfaqësojmë i kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë të rrëzojë në parim amendamentet e propozuara, veçanërisht nenin 242/2, bazuar në argumentat e mëposhtëm:

1 – Duke qenë se Kodi Penal bën pjesë në kategorinë e akteve që miratohen me shumicë të cilësuar, ndryshimet e tij nuk mund të bëhen në asnjë rast nga Kuvendi me procedurë të përshpejtuar. Kjo mbështetur në nenin 83, pika 3 e Kushtetutës ku ndalohet zbatimi i procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë miratimin me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit me përjashtim të ligjit për gjëndjen e jashtëzakonshme (shih Vendimin e Gj.Kushtetuese nr. 5, datë 05.02.2014).

2 – Për rastet kur qytetarët shkelin urdhërat e organeve publike për masat e marra në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa akte normative që parashikojnë sanksione administrative.

3 – Propozimet ligjore parashikojnë dënime tejet të ashpra që shkojnë deri në 15 vite burg dhe cenojnë dinjitetin njerëzor, në kushtet kur ritheksojmë se shumica dërrmuese e shtetasve shqiptarë janë kufizuar nga liria e lëvizjes dhe po qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre. Këto dënime janë jopropocionale, pasi çdo dënim duhet të jetë në një raport të drejtë me rrezikshmërinë e veprës penale dhe me shkallën e fajit të autorit (Shih vendimet e Gj.Kushtetuese nr.19, datë 01.06.2011 dhe nr. 9, datë 26.02.2016). Dënimi penal i çfarëdolloj natyre duhet të synojë vetëm riedukimin dhe më pas integrimin e të dënuarit në jetën shoqërore. Ndërkohë, dispozitat që kërkohen të miratohen në Kuvend kanë si qëllim vetëm ndëshkimin për efekt të parandalimit të përhapjes së infeksionit Covid 19.

4 – Në këto dispozita është shqetësues fakti që nuk bëhet asnjë dallim sa i takon subjektit që kryen këto vepra nëse është mbartës ose jo i sëmundjes infektive. Formulime të tilla mund të çojnë në vlerësime të ndryshme arbitrare dhe në cenimin e lirive dhe të drejtave të shtetasve.

5 – Këto propozime krahas parashikimit të dënimeve të ashpra parashikojnë në të njëjtën kohë dy dënime kryesore, dënimin me gjobë dhe dënimin me burgim. Sjellim në vëmendje se Gj.Kushtetuese, me vendimin nr.47 të vitit 2012 ka deklaruar antikushtetues dhënien e dënimit kryesor me gjobë, krahas dënimit me burg.  Ky parashikim nuk është në proporcion me gjendjen që e ka diktuar si dhe bie ndesh me parimin e individualizimit të dënimit e si rrjedhojë me parimin e dhënies së drejtësisë nga ana e gjykatës, pasi i heq kësaj të fundit mundësinë e përcaktimit, rast pas rasti, të dënimit penal sipas rrethanave të çështjes konkrete në shqyrtim.

Në përfundim, ne besojmë se parimi i humanizmit dhe respektimit të dinjitetit njerëzor i sanksionuar që në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë duhet të mbizotërojë mbi çdo nismë që shqyrtohet në Kuvend, aq më tepër në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Organizatat nënshkruese (të rënditura sipas rendit alfabetik):

  1. Aleanca LGBT
  2. Birn Shqipëri
  3. Civil Rights Defenders (CRD)
  4. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA)
  5. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ADRF)
  6. Gratë në Shërbim Publik (WPS)
  7. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
  8. Instituti i Studimeve Politike (ISP)
  9. Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore (ISPL)
  10. nstituti Shqiptar i Shkencës (AIS)
  11. Këshilli Shqiptar i Medias
  12. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH)
  13. Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome (LRER)
  14. Lëvizja për Zhvillimin e Turizmi, Ksamil
  15. Në dobi të gruas shqiptare
  16. Nisma e Luleve
  17. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
  1. Pro LGBT
  1. Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC)
  1. Qendra ALTRI
  1. Qendra Europiane
  1. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT Shqipëri)
  1. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
  1. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ)
  1. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
  1. Qendra TREJA
  1. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AËEN)
  1. Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
  2. Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
  3. Shoqata Together for Life
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 6 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 7 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 7 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 7 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 9 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 7 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 12 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 8 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 7 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 6 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

7 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 7 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

8 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.