30 Tetor, protestë masive kundër ligjit për importin e plehrave
Aleanca Kundër Importit të Plehrave, ka bërë me dije se 30 tetor do të mbahet protesta e radhës masive kundër ligjit të importit të plehrave.
“Më datën 30 do të kemi protestë masivve në mbëshetje të kauzës sonë. Ne kuptuam që na dëgjuan me vëmendje dhe shpresojmë që i kanë mbajtur mirë shënim ata që ne kërkuam”, deklaroi ambientalisti Lavdosh Feruni në përfundim të takimit që AKIP zhvilloi me kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Kreu i shtetit Bujar Nishani e ktheu mbrapsht ligjin e importit të plehrave, ndërsa mazhoranca do t’i bëjë disa ndryshime dhe pritet ta çojë sërish në Kuvend, por LSI-ja duket se është e lëkundur dhe mund “ta presë në besë” Edi Ramën. Kreu i LSI-së kërkoi ekspërtizë nga BE në lidhje me këtë ligj.
KOHA JONË SONDAZH

