30-vjeçari u arratis nga komisariati, pezullohen 3 policë

Pas arratisjes së 30-vjeçarit Riljon Lalaj nga komisariati Nr. 1 në Tiranë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar tre punonjës policie.

I riu u arratis vetëm pak minuta para se policia ta shoqëronte drejt Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Për Riljon Lalaj, Gjykata e Tiranës një ditë më parë caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” për armë mbajtje pa leje, ndërsa ne lidhje arratisjen e tij  nga komisariati Gjykatat pritet të vendos në një moment të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lalaj ishte arrestuar tre ditë më parë në zonën e “Ali Demit” për armëmbajtje pa leje, duke tentuar ti largohej policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?