Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
30 vjet nga 26 Maji, Erion Braçe: Zgjedhjet më të dhunshme në historinë e re të Shqipërisë

30 vjet nga 26 Maji, Erion Braçe: Zgjedhjet më të dhunshme në historinë e re të Shqipërisë

Aktualitet
E martë, 26 Maj 2026 16:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kujtuar 30-vjetorin e zgjedhjeve të 26 Majit 1996, të cilat i cilësoi si “zgjedhjet më të dhunshme dhe më të përgjakshme në historinë e re të Shqipërisë”. Në një reagim publik, Braçe u shpreh se qëndresa e socialistëve dhe e qytetarëve të majtë në atë periudhë ndryshoi rrjedhën e historisë politike në vend dhe përshpejtoi rrëzimin e një “regjimi kriminal që po vidhte dhe vriste”.

Postimi i plotë

26 MAJ 1996 – 26 MAJ 2026-30 VITE NGA ZGJEDHJET MË TË DHUNSHME, MË TË PËRGJAKSHME NË HISTORINË E RE TË SHQIPËRISË!

1. UDHËHEQËSIT SOCIALISTË HARROJNË, SOCIALISTËT JO!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të gjithë ata që më 26 Maj nuk kishin lindur, padija është e mirëkuptueshme. Por secili duhet të kuptojë se qëndresa e burrave dhe grave të 26 Majit ndryshoi rrjedhën e historisë në këtë vend, përshpejtoi rrëzimin e një regjimi kriminal që po vidhte dhe vriste. Për të gjithë ata që më 26 Maj ishin të mitur, panë prindërit e tyre të masakroheshin pasi u kishin marrë gjithçka, përfshirë edhe punën, dhe sot drejtojnë, harresa është e pafalshme. Por secili prej tyre duhet të kuptojë se historia e Partisë Socialiste nuk nis me ta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për gjithë të tjerët që e dinë ç’është 26 Maji, e kanë jetuar, kanë mësuar për të, por nuk e kanë provuar, harresa nuk është politike. Secili prej tyre duhet të kuptojë se është gjaku i socialistëve, i popullit të majtë të masakruar më 26 Maj. Gjaku nuk është ujë, nuk bëhet ujë, nuk shuhet me ujë, nuk falet!

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 45 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

2. SOT, UNË BËJ 30 VITE I ZGJEDHUR, ME VOTËN E SOCIALISTËVE, TË MAJTËVE, TË NJERËZVE QË KANË BESUAR NË NËNTË PALE ZGJEDHJE!

Kam kërkuar disa herë në 30 vite procesverbalet e zgjedhjeve të 26 Majit; më në fund i gjeta. Unë u zgjodha për herë të parë në këto zgjedhje dhe këto procesverbale, të hartuara pas dhunës barbare e masakrës elektorale, e dëshmojnë këtë.

Janë të gjitha njësoj: tregojnë se kanë votuar 95, 96 deri në 100% të listës së votuesve; janë të korrigjuara dhe dëshmojnë masakrën dhe pasmasakrën. Dy kohë: në të parën unë isha humbës, në të dytën isha fitues, groteske, por me gjak. Nga qershori i vitit 1997, në 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021 dhe 2025, tetë herë rresht jam paraqitur në zgjedhje, jam zgjedhur me votën e socialistëve, të majtëve dhe të njerëzve që kanë besuar. Kam qëndruar dhe jam munduar të bëj punën me përkushtim e besnikëri ndaj këtyre njerëzve në Poliçan, Berat, Kuçovë, Urë Vajgurore, Divjakë, Lushnjë e Fier; këtë po bëj edhe në Tiranë.

JAM ENDE NË BORXH NDAJ SECILIT VOTUES, SOCIALIST OSE JO, DHE KËSHTU DO TË JETË GJITHË JETËN!

Nuk ka punë apo rezultat të arritur përmes punës që vjen në balancë me nderin më të madh në jetë: TË QENIT I ZGJEDHUR, NË SHËRBIM TË ATYRE NJERËZVE!

Pafund krenar që, 30 vite më pas, nuk më njohin thjesht si deputet të Beratit, por si njeri NGA BERATI;

Ashtu si nga Divjaka, Krutja, Allkaj, Bubullima, Kolonja, e tani nga 5✋sa e Tiranës — TIRANA VETË!

Etiketat e lidhura

Erion Brace
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 45 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 46 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.