FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

31-vjeçari kapet me mallra kontrabandë në portin e Durrësit

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Krimi Ekonomik në Durrës për mallra kontrabandë. Sipas uniformave blu është arrestuar F. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit është kapur nga policia në Portin e Durrësit, me mallra kontrabandë.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan shtetasin F. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në Portin e Durrësit, me mallra kontrabandë, disa lloje të ndryshme medikamentesh dhe 6 telefona celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,” thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?