31-vjeçarja humb jetën në sallën e lindjes, burri kallëzon mjekët në Prokurori

Një 31-vjeçare ka humbur jetën në sallën e lindjes në maternitetin e Fierit, kurse foshnja mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë dhe viktima është identifikuar si Elisabeta Lamaj, nga fshati Drenovë Mallakastër.

Mbetet e paqartë se çfarë ka shkaktuar humbjen e jetës së saj në sallën e lindjes. Pasi është njoftuar për humbjen e jetës së bashkëshortes, bashkëshorti ka bërë kallëzim në prokurori për mjekët e maternitetit të Fierit.

SHKARKO APP