FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

32-vjeçari aksidenton oficerin e policisë, ndërron jetë në vend

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhes, Shkodër. Policia njofton se një mjet tip ‘Benz i drejtuar nga një 32-vjeçar ka aksidentuar një oficer policie, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje.

Si pasojë oficeri 55-vjeçar ka ndërrur jetë në vend, ndërsa autori është transportuar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E.Z, 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J.R, 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi E.Z është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?