FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

33 gradë celcius, IGJEO: Rrezik për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier

Maji po shkon drejt fundit duke u shoqëruar me temperatura të larta që kanë përfshirë gjithë territorin e vendit. Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave të publikuar në rrjetet sociale, rreziku për zjarre në pyje mbetet i lartë, veçanërisht në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier, të cilat konsiderohen më të ekspozuara krahasuar me zonat e tjera të Shqipërisë.

“Sot pasdite (e enjte, dt. 28) dhe nesër (e premte, dt. 29) pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Berat pritet nivel rrezik “I ULËT ”. Në qarqet e tjera pritet nivel “S’KA RREZIK”.

Nё disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Perëndim), qarku Tiranë (Lindje), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Berat (Veri-Perëndim). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesëme”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bregdet: 18 / 32 °C

Në vendet e ulëta: 17 / 33 °C

Në vendet malore: 13 / 24 °C

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?