33 vite më parë u rrëzua “Muri i Berlinit” në Tiranë

Placeholder Image

Më 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë kohë në Shqipëri. Brenda pak ditëve në oborret e ambasadave të Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, kishin ngritur “kampin e fushimit” rreth 5.000 refugjatë shqiptarë që kërkonin azil politik.

Edhe pse nuk e dinin se ku do të përfundonin, shqiptarët kapërcyen muret e selive diplomatike në Shqipëri me një qëllim të vetëm: ikjen për në perëndim. Kjo ngjarje është konsideruar si rënia e “Murit të Berlinit” në Tiranë, që më pas do të sillte dhe zhvillime të tjera për të kulmuar në dhjetor të vitit 1990 me lëvizjen studentore dhe lejimin e pluralizmit politik.

Për afro gjysmë shekulli, Shqipëria nën thundrrën e diktaturës komuniste ishte shndërruar në vendin më të izoluar të Europës. Hapja e ambasadave ishte akti i parë i dramës shqiptare në mbyllje të mijëvjeçarit. Në këto rrethana u përgatit edhe terreni i volitshëm për zhvillimin e lëvizjes antikomuniste të studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?