Makina përplas një person me biçikletë

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mbrëmje në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, ku një mjet ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shtetasi i dëmtuar mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga verifikimet zyrtare të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?