33 vite PS, analiza e Gramoz Ruçit: Rama të vijojë me këtë vizion, ambicie dhe energji
Gramoz Ruçi, një nga figurat e Partisë Socialiste, thotë se në 18 vite qeverisje të kësaj force politike, kemi parë një PS konseguente, me këmbë në tokë e mënd në kokë që ka ditur të analizojë punën dhe veprimtarinë e saj, të rrisë dinamizmin, të reformojë dhe të arrijë rezultate elektorale.
I pyetur nëse PS ishte më e mirë para vitit 2005 kur në krye të saj ishte Fatos Nano apo tani, Ruçi thotë se kjo parti është shumë herë më mirë sot, por duhet të marrë gjërat pozitive që ka pasur deri në 2005-ën.Sipas tij familja politike është sikurse ajo biologjike.
“Unë mendoj që PS është shumë herë më e mirë në shumë plane sot. Ashtu sikurse sot strukturat ekzistuese duhet të marrin gjërat më të mira e pozitive që ka pasur PS deri në 2005 për të vitalizuar forcën politike dhe veprimin elektoral. Ka një gërshetim, familja politike është si familja biologjike”,-tha në ”A2cnn”.
Pakënaqësitë dhe ambiciet brenda Partisë Socialiste për ish-kryetarin e Kuvendit janë normale, ndërsa mohon daljen jashtë kontrollit të qeverisjes së Ramës.
“Absolutisht është fare normale dhe unë do të inkurajoja çdo ambicie të çdo socialisti për karrierë. Por nuk mjafton kjo. Nuk duhet ta mendosh si spritierë, por ta mendosh si maratonist. Nuk mendoj që ka dalë ndonjë gjë jashtë kontrollit, përkundrazi në punë e sipër ka edhe gabime e përgjegjësi, sikurse ka dhe rezultate”.