33 vjeçari i masakrës në Dajç ka shtënë plot 38 herë
Mbrëmjen e 3 tetorit, autori i masakrës në Dajç ka shtënë plot 38 herë. Nga plumbat vdiqën Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, ndërsa u plagosën 4 persona të tjerë.
Pa kaluar 24 orë, autori i kësaj ngjarje të rëndë u arrestua, ndërsa iu gjet një armë zjarri automatike, model 56, me një karikator me 25 fishekë.
Sakaq, në banesën e 33-vjeçarit Miklovan Parubi, policia gjeti 1483 gr kanabis. Përveç arrestimit të Miklovan Parubit, në pranga përfundoi edhe Marçel Shpijati, 26 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje.
KOHA JONË SONDAZH

