33-vjeçari kërcënon policët me pistoletë, efektivët e plagosin
Me pistoletë të mbushur, shpërthen me dhunë me makinë postobllokun e policies, duke dëmtuar tre punonjës policie, policia i kundërpërgjigjet me armë për neutralizimin e tij, duke e plagosur lehtë.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kristo Zekolli 33 vjeç, për veprat penale: “Kanosje për shkak të detyrës” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit”. Ai nuk i është përgjigjur thirrjes së postbllokut të policisë ngritur në hyrjë të Korçës.
Ky shtetas në mënyrë të dhunshme ka çarë posbllokun e policisë, duke dëmtuar 3 punonjës të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe mjetin e tyre, të cilët ishin të planizuar me shërbim në qytetin e Korçës.
Shtetasi Zekolli është ndjekur nga punonjësit e policisë dhe për të neutralizuar veprimet e tij, kanë qëlluar në ajër dhë në drejtim të gomave të automjetit te tij tip “Benz” me targë AA 547 HV. Shtetasi Zekolli duke drejtuar mjetin e tij, mbante në dorë një pistoletë, e cila rezultoi e mbushur.
Punonjësit e policisë janë dëmtuar lehtë nga përplasja e mjetit nga shtetasi i mësipërm. Shtetasi Zekolli është plagosur lehtë.
KOHA JONË SONDAZH

