34 vite PS, Malaj: Mirënjohje ndaj atyre që e duan atdheun sinqerisht

Sot Partia Socialiste feston 34-vjetorin e krijimit. Ish-ministri dhe një nga figurat e njohura të së majtës, Arben Malaj ka uruar socialistët dhe ka shprehur mirënjohjen për ata që, sipas tij, e duan atdheun me sinqeritet.

Malaj rikujtoi mbështetjen që ka marrë në fillim të viteve ’90 nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli, duke e cilësuar atë si një zë të fuqishëm në përpjekjet e PS për t’u kthyer në një forcë fituese, sidomos gjatë viteve të vështira të opozitës (1992-1997). Ai kritikoi mënyrën sesi, sipas tij, ndryshoi struktura e partisë pas vitit 2005, duke kaluar nga një model kolegjial drejt një lidershipi të përqendruar, veçanërisht pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.

”Kam ndjerë mbështetjen e Dritëro Agollit në fillim të viteve 1990 dhe jam tepër mirënjohës. PS ishte në opozitë më 1992-1997 dhe ishte përballë një regjimi gjakatar dhe Agolli ka qenë një zë i fortë se çfarë duhet të bëjë PS që të fitojë. Sot PS është kthyer në Rilindje dhe momenti më kritik ishte më 2008, kur kryetarët e partive u kthyen në pronarë të partive. PS deri më 2005 ishte shembull edhe për partitë e tjera, ndërsa më pas Partia Socialiste bëri të fuqishëm liderin.

Gëzuar të gjithë socialistëve, mirënjohje ndaj atyre që e duan atdheun sinqerisht. Kam pasur përplasjet e mia te PS, e panoj. Është një shprehje që ajo që s’të vret, të më në më të fortë, ndaj sot jam i tillë, pra i fortë. Nuk kam ikur asnjëherë te një parti tjetër, sepse mirënjohja ime ndaj socialistëve është e madhe.

Liderët politikë me mandat të gjatë janë liderë autoritarë, Hitleri, Musolini etj kanë qëndruar gjatë, por kjo nuk tregon se je demokratik. Fajin nuk e ka populli, por liderët. Populli votoi jo vetëm Ramën, por edhe Berishën, Majkon, Metën etj. Më mirë një “xhaketë e vjetër” sesa rrobe të reja firmato që iu vjen era ndot. Është kapur shteti, teksa krimi vendos kuadro të lartë qeveritarë”.

SHKARKO APP