343 kg kanabis dhe 11 të arrestuar në operacionin anti-drogë në Fier
343 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar gjatë një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar në Fier, ndërsa në pranga janë vënë 11 persona, 3 janë proceduar penalisht dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Droga është sekuestruar në banesat disa prej personave të arrestuar, ndërsa baza për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike shërbente shtëpia e një 81-vjeçari i cili është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë:
Mehmet Skënderaj, 63 vjeç, banues në lagjen “Çole” Vlorë.
Leo Tafa, 33 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Eglantin Tafa, 35 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Ardit Tafa, 20 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Dorian Tafa, 34 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Miklovan Kuka, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Artan Skënderaj, 35 vjeç, banues në Ksamil.
Meto Skënderi, 38 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier.
Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër
Albert Sulaj, 37 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër
Barjam Sulaj, 59 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
U proceduan penalisht:
J.M, 26 vjeçe, banueae në fshatin Mallas, Mallakastër.
T.Gj, 39 vjeçe, banuese në fshatin Libofshë, Fier.
A.S, 82 vjeç, banues në fshatin Ninësh Mallakastër.
Më poshtë mund të shihni disa foto nga operacioni “Gryka”.
KOHA JONË SONDAZH

