35 aksidente të rënda me monopatina në vend në 17 muaj

Për aksidenten me monopatina në harkun kohor të 17 muajve të fundit, tregojnë tendencë në rritje të përplasjeve, përkeqësim që sa vjen e shtohet në 5 muajt e parë të viti 2025.

Gjatë gjithë vitit 2024 u regjistruan 20 aksidente me monopatina në të gjithë vendin. Tirana mbajti peshën më të madhe, me 13 ngjarje, ndërsa në 11 qarqet e tjera u raportuan edhe 7 aksidente të tjera.

Dukshëm përdorimi i një mjeti të tillë është më masiv në kryeqytet. Nga janari në fund të majit 2025 u regjistruan 15 aksidente, 5 prej të cilave në Tiranë. Pra, 75% e totalit të vitit të kaluar, duke sinjalizuar rritje drastike të fenomenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fat të mirë, asnjë aksident fatal me vdekje nuk pati gjatë kësaj kohe.
Por shifrat e policisë, reflektojnë vetëm pjesërisht, fenomenin problematik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ndihmë mjekësore paraqiten jo vetëm përdorues monopatish të aksidentuar me makina, por edhe ata që rrëzohen vetvetiu gjatë lëvizjes, duke e shtuar numrin e kërkesave për ndihmë.

Raportimi në polici nga spitalet nuk bëhet njëlloj si për rastet e aksidenteve automobilistike, për të cilat hynë më pas në punë barra e sigurimit apo detyrime të tjera ligjore. Sipas burimeve pranë policisë, spitali njofton blutë kur përplasjet janë me pasoja të rënda.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?