35-vjecari del pozitiv ndaj COVID-19. Shkon në 6 numri i të infektuarve në Shkodër

Shkon në 6 numri i të infektuarve me COVID 19 në qarkun Shkodër. Një 35 vjeçar nga Vau Dejësi i ardhur nga Italia ka rezultuar pozitiv.

35-vjeçari ka shfaqur probleme pneumonie dhe fillimisht dje ka ardhur në spitalin e Shkodrës.

Pasi ka bërë testin me tampon ka rezultuar pozitiv dhe me pas është nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë ka shkuar në 6 numri i të prekurve në qarkun Shkodër teksa 3 janë nga Puka, një nga Vau Dejesi, një shkodrane që jeton në Tiranë dhe një oficer i policisë gjyqesore në Shkodër. BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?