35-vjetori i PS në Vlorë, Bledi Çuçi: Duan të na prishin festën! Ngjitur protestohet kundër projektit në Zvërnec
Pas takimit dhe diskutimeve të zhvilluara me banorët e Zvërnecit, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ndodhet në Vlorë për 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në degën e qytetit bregdetar. Eventi po zhvillohet në Sheshin e Flamurit, ku janë mbledhur me qindra qytetarë, mbështetës të kësaj partie.
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Vlorë, Bledi Çuçi duke nënvijëzuar prezencën e madhe të qytetarëve, tha se kjo ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ”për ata që duan të na prishin festën”, referuar protestuesve apo elementëve të forcave të tjera politike.
Në të njëjtin moment kur në Sheshin e Flamurit po zhvillohet takimi për 35-vjetorin e themelimit të PS-së, në Vlorë po mbahet edhe një protestë qytetare që kundërshton ndërtimin e resortit në Zvërnec.
KOHA JONË SONDAZH

