36 vite shembull si Nënë Tereza (FOTO)

 

Në vitin 1979 Nënë Tereza merr çmimin Nobel si Udhëheqëse Misionareve për Bamirësi në botë, kryesisht në Kalkuta. Kanë kaluar plot 36 vite kur simboli i Paqes në Botë Nënë Tereza ka marrë çmimin Nobel për kontributin e saj.
Kryebashkiaku Erion Velia e ka kujtuar kështu përvjetorin e Nënë Terezës. Ku nëpërmjet një statusi në facebook, Z.Velia është shprehur se: Tirana nuk eshte qytet i madh se ka me shume banore, por se ka zemer shume te madhe. Këtë vit, Ditën e Nënë Terezës nuk po e kujtojmë me fjalime, por po grumbullojmë mjete për institucionet sociale e ata me ndihmë ekonomike. Dhuro diçka ose kohë për 1 nga institucionet tona. Të dielën ‪#‎TiranaPaMakina!
Çmimet Nobel janë një peshë e rëndë në historinë e njerëzimit, ato u jepen individëve, grupe të ndryshme apo shteteve të cilat punojnë fort në fusha të ndryshme, sidomos në fushën e Paqes dhe zbatimit të të Drejtave për individët, kundër paragjykimit dhe racizmit, por jo vetëm për fushën e Paqes në Botë ka çmim Nobel.

R.Shtylla

SHKARKO APP