FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emërimit e drejtuesve të institucioneve të pavarura, Bardhi: Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së emërimit të drejtuesve të institucioneve të pavarura në vend, duke akuzuar mazhorancën se po përqendron pushtetin dhe po dobëson balancën kushtetuese.

Bardhi shprehet se mazhoranca po emëron e vetme drejtuesit e institucioneve që, sipas tij, duhet të jenë të pavarura nga qeveria, duke përmendur mes tyre Avokatin e Popullit dhe Bankën e Shqipërisë. Sipas tij, kur një parti politike merr në kontroll institucionet kushtetuese që duhet ta mbikëqyrin dhe kontrollojnë, balanca e pushteteve zhduket.

”Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek Banka e Shqipërisë. Kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, që duhet ta kontrollojnë atë, balanca e pushteteve zhduket. Kjo nuk është më demokraci parlamentare. Është shtet njëpartiak. Dhe një qeveri që përqendron pushtetin, dobëson institucionet e pavarura dhe i kontrollon ato, nuk afrohet me Bashkimin Europian, largohet prej tij”,-shkruan Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?