37 organizata ndërkombëtare thirrje Qeverisë shqiptare: Tërhiq paketën “antishpifje”

Janë 37 organizata nga vende të ndryshme të botës, 35 prej të cilave janë pjesë e “Solidarity Platform”, të cilat i janë bashkuar deklaratës së organizatave shqiptare të medias dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke i bërë thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë paketën ligjore antishpifje që i është propozuar Kuvendit dhe në rast mostërheqje, i bëjnë thirrje Kuvendit ta rrëzojë atë menjëherë.

Në deklaratën e publikuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit theksohet se pjesë e organizatave nënshkruese janë 10 Komitete Helsinki me reputacion të lartë dhe veprimtari të spikatur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, në nivel komëtar dhe ndërkombëtar dhe që e kanë qendrën e veprimtarisë së tyre në Holandë, Norvegji, Serbi, Maqedoni, Bullgari, Armeni, Poloni, Greqi etj.

“Përveç mbështetjes fuqimisht të argumentave të paraqitura më herët nga organizatat shqiptare të medias dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Rrjeti Solidarity Platform vendos theksin te fakti që kjo paketë ligjore nuk përputhet me angazhimet që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të kryesimit të OSBE-së dhe në mënyrë të veçantë me nevojën për siguri dhe stabilitet, prosperitet të shtetasve të vendeve tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

37 organizatat vendosin theksin se, në kryesimin e OSBE-së Shqipëria duhet të jetë një model për vendet e tjera që zbatojnë angazhimet në kuadër të OSBE-së, sa i takon respektimit të medias së lire”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mazhoranca socialiste pretendon se me paketën antishpifje do të ndihmojë në organizimin e medias online dhe do të luftojë lajmet e rreme, por shoqatat e gazetarëve dhe të shoqërisë civile në vend thonë se arsyet janë të tjera.

Gazetarë dhe aktivistë theksojnë se kjo paketë nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme, por është përpjekje për të kontrolluar edhe median online.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?