39-vjeçares i sekuestrohen mbi 11 mijë euro, tentoi të kalonte në Kakavijë

Këtë të martë, në shumë parash janë sekuestruar nga autoritetet kufitare në doganën e Kakavijës. Policia ka sekuestruar 11,150 Euro që po tentonte t’i nxirrte jashtë Shqipërisë 39-vjeçarja K.Q. nga Berati.

Shuma e parave nuk ishte deklaruar sipas ligjit, ndërsa 39-vjeçarja është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?