4 akset ku nuk do të ketë më policë rrugorë

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, thotë se në akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë nuk do të ketë më prani të policëve. Po si do të bëhet monitorimi?

Përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut dhe radarëve që ka vendosur në rrugë. Këto janë 200 km e para ku po aplikohet mënyra e re e monitorimit.

“Kemi nisur me 200 kilometrat e para, në akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë që do monitorohen dhe nuk do ketë më policë qarkullimi në këto akse, por do monitorohen nga qendra e monitorimi dhe kur ka një shkelje të vjen gjoba në shtëpi”, tha kreu i ARRSH në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?