4 kandidatë për kreun e BKH-së, Aida Hajnaj e vetmja grua

Ngushtohet gara për kreun e Byrosë Kombëtare mes katër kandidatëve. Ata janë Aida Veizaj (Hajnaj), Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Katër kandidatë u skualifikuan nga Komisioni i Përzgjedhjes në intervistimet e kryera më datat 26 dhe 27 shkurt 2020 në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve).

Ardian Çipa, ish numri dy i policisë së shtetit, Gentjan Shehaj ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Lindita Nushi dhe Ylli Pjetërnikaj (i vetmi prokuror mes kandidatëve nga radhët e policisë), nuk mundën të kalojnë testin e makinës së të vërtetës, poligrafit. Katër kanditët e përzgjedhur kanë kaluar më herët testin për aftësitë fizike, ato me shkrim dhe gojë si hetues, si dhe përballjen me makinën e së vërtetës. Përgjatë një jave tetë kandidatët ju nënshtruan për nga 2 deri në 4 orë poligrafit, njohur si makina e të vërtetës ndërsa në fazën finale rezultojnë se kanë kaluar vetëm 4 dhe djegur 4 prej tyre.

Sipas njoftimit të SPAK, rezultati i intervistave dhe testeve të mëparshme ka sjellë këtë renditje, por në njoftimin e tyre nuk përmendet nëse është edhe rezultati i Poligrafit. SPAK do të çojë katër emrat e kandidatëve sipas pikëzimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku edhe do të bëhet votimi për të zgjedhur drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. KLP aktualisht ka mbetur me 10 kandidatë pas shkarkimit të anëtarit besnik Cani këtë të enjte nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

E vetmja që ka kaluar vetingun nga 4 kandidatët që i kaluan fazat për kryetar të BKH-së, është Aida Hajnaj, numri dy i Policisë së Shtetit. Ndërsa 3 kandidatët e tjerë të cilët vijnë nga radhët e policisë ende nuk e kanë kaluar këtë filtër. Vettingu për katër kandidatët që kanë kaluar si poligrafin dhe testet e tjera do të bëhet nga një komision me dy prokuror të SPAK-ut dhe një gjyqtar të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë me Oficerë të Policisë Gjyqësore e cila do të jetë në varësi të prokurorisë së posaçme SPAK për kryerjen e hetimeve kundër krimit dhe korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?