4 korriku, ministri Balla pret kryebashkiakun e Westland, Michigan: SHBA partneri ynë strategjik

Në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri i Shtetit Taulant Balla, priti në një takim kryetarin e bashkisë së Westland, Michigan, Kevin Coleman.
Balla foli mbi miqësinë dhe aleancën 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke e cilësuar Amerikën si partnerin strategjik të vendit tonë.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte roli i diasporës shqiptare në SHBA, me fokus në forcimin e bashkëpunimit me autoritetet lokale për hapjen e më shumë shkollave dhe klasave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë atje.
“Jemi shumë krenarë për diasporën shqiptare në SHBA dhe do të bashkëpunojmë më ngushtë me autoritetet vendore për të rritur numrin e shkollave dhe klasave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Amerikë. Është një lajm i mirë interesi i shqiptarëve të Amerikës për të investuar në Shqipëri në sektorin e turizmit, Paketën e Maleve dhe fusha të tjera”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale.