4 pajisje të reja tek ”Koço Gliozheni”, Manastirliu: Investojmë në 4 maternitete

Materniteti “Koço Gliozheni” do të pajiset me katër pajisje të reja të teknologjisë bashkëkohore, të cilat do të rrisin në një nivel më të lartë cilësinë e shërbimit për nënën dhe fëmijën. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë japoneze, u shpreh se do të vijojnë investimet e rëndësishëm në infrastrukturën moderne në maternitete. ”Vijojmë bashkëpunimin e frytshëm me qeverinë japoneze, me fokus investimet për nënën dhe fëmijën. Dy maternitetet e Tiranës do të përfitojnë nga kjo marrëveshje aparatura diagnostikuese të teknologjisë së lartë”.

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Makoto Ito konfirmoi vijimin e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare për investime që kanë në fokus shëndetin e nënës dhe fëmijës. Materniteti “Koço Gliozheni” do të pajiset me aparat ekografie obstetrik-gjinekologjike, dy respitatorë neonatal dhe kardiotokograf, ndërsa në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë’, do të vihet në shërbim Laparaskopia 3d, një aparaturë e re si për sistemi publik ashtu edhe për atë jopublik.

Gjatë takimit me mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, Ministrja Manastirliu u shpreh se investimet dhe mbështetja e qeverisë do të vijojë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në maternitete dhe pediatri. ”Po investojmë në katër maternitete, në Lezhë, Berat, Kukës dhe maternitetin Mbretëresha Geraldinë si dhe në pediatrinë e Tiranës, Durrësit dhe Fierit, me synim të rrisim cilësinë e shërbimit për fëmijët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?