4 policë përdhunojnë Shqiptaren azilante; Më dehën për dy ditë
Pre e sulmeve seksuale ka rënë një grua shqiptare, e cila ka qenë azilante në kampin e refugjatëve në Burbah të Gjermanisë. Ajo akuzon katër punonjës të kampit, me pretendimet se e kanë rrëmbyer dhe e kanë përdhunuar për dy ditë rresht.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta gjermane WRD, ku citon akuzën e shqiptares, që është marrë nga kampi dhe është dërguar në një shtëpi, ku ka qenë e pandërgjegjshëm.
Ngjarja nisi kur një punonjës i sigurisë në kamp, e kishte ftuar shqiptaren për në pije bashkë me kolegët e tjerë.
“Pas gotës së tretë rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova isha në një shtëpi tjetër me katër persona. Kam frikë se më kanë përdhunuar”, thotë ajo.
Denoncimin e saj e përforcon më shumë një shqiptar tjetër, Armando Milloshi, që thotë se ka parë momentet kur gruaja ishte e dehur me vodka me rojet e sigurisë. Më pas, sipas tij, ajo humbi ndjenjat dhe u nxor jashtë kampit.

Megjithatë, prokurorët thonë se rasti është shumë i vështirë për t’u hetuar, pasi gruaja thotë se ka ndodhur muaj më parë dhe nuk mund të përcaktohet nëse është përdhunuar ose jo. Forcat e sigurisë në kamp kanë mohuar akuzat e gruas, duke thënë se ato janë të pavërteta
KOHA JONË SONDAZH

