FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

4 protestues dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë

Protesta para Parlamentit u shoqërua me përplasje të shumta dhe të ashpra mes policisë dhe protestuesve, duke sjellë shoqërime, si dhe të lënduar mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve që protestuan. Katër nga protetsuesit e ndaluar gjatë tensioneve në protestën para Kuvendit, do të kalojnë natën në qeli.

Nesër ata do të dalin para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë. Avokati Gentian Sejrani në një prononcim për mediat, tha se nga 23 të shoqëruarit, 4 prej tyre janë në paraburgim. “Ata akuzohen për tre vepra penale: shkatërrim prone, pengim i qarkullimit dhe prishje e qetësisë publike.

Dy nga personat kanë deklaruar që nuk kanë lidhje me shkatërrimin e pronës, dhe thonë se u morën teksa ishin në kafe. Dy nga të arrestuarit janë Romario Dushi dhe Niko Qarko. Ata do të rrinë në paraburgim për 72 orë pastaj do të jenë në gjykatë nëse është e ligjshme apo jo masa e arrestit”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet njoftuan se 9 efektivë policie u lënduan gjatë protestës dhe u transportuan në Spitalin e Traumës. Situata u normalizua vetëm pas ndërhyrjes së forcave të policisë dhe largimit të pjesës më të madhe të protestuesve nga zona përreth Parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?