4 të arrestuar në Tiranë, një prej tyre ngacmoi seksualisht një të mitur

Bien në prangat e policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimim e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”, pasi me datë 21.03.2021, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 27 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi, e ndarë në doza gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Swiss Digital Mobile Reklama

P. G., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale ;

M. N., 22 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me trafikndarëse, duke marrë dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?