4 të rinj në Devoll grabisin refugjatët sirianë, arrestohen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Devoll, ku 4 persona kanë dhunuar dy sirianë që gjendeshin në fshatin Vërnik, dhe i kanë grabitur të gjithë paratë që kishin, rreth 200 euro, si dhe 2 telefona.

Nga burimet e policisë, dy sirianët kishin kaluar kufirin ilegalisht, dhe do të mundoheshin t’i drejtoheshin vendeve të BE-së. Sirianët ishin të dëmtuar në fytyrë dhe trup, si pasojë e dhunës të ushtruar me disa shkopinj.

Policia e Devollit u aktivizua dhe identifikojë 4 të rinj të fshatit Vërnik, K. Ago 23 vjeç, D. Ajçe 19 vjeç, S. Plepi 18 vjeç, R. Shirka 21 vjeç. Çështja i kaloi prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?