4 të vdekur në anijen e braktisur, që dha alarmin SOS në Greqi

Alarmi që dha dje anija "Bly Sky M" afër Korfuzit  është mbyllur me një bilanc prej  4 jetësh të humbura dhe 900 të shpëtuarish.

Anija me flamur moldav dha alarmin SOS, pasi u braktis nga skafistët trafikantë dhe u la në sistemin autopilot.

900 persona u shpëtuan nga Marina italiane, ndërsa 4 persona janë gjetur të vdekur në anijen e mallrave.

"Bly Sky M" u mor nën kontroll nga rojet bregdetare italiane  dhe u ankorua e sigurtë në portin italian të Gallipolit

Emigrantët, ku shumica e të cilëve janë sirianë dhe kurdë janë çuar në një shkollë lokale. 35 prej tyre janë shoqëruar në spital me hipotermi", bëri të ditur Kryqi i Kuq Italian.

SHKARKO APP