4 viktima në 7 ditë nga aksidentet, gjobiten mbi 11 mijë drejtues mjetesh
Aksidentet rrugore po marrim më shumë jetë sesa Covid-19, apo dhe krimi. Nga e hëna e 10 majit deri të dielën e datës 16 maj, kanë humbë jetën si pasojë e përplasjeve nga aksidentet në të gjithë vendin katër qytetarë. Në mesin e tyre është edhe përplasja fatale e Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht.
Në vetëm shtatë ditë janë regjistruar 43 përplasje aksidentesh me 46 të plagosur lehtë, kryesisht shoferë por edhe pasagjerë. Mirëpo java e re ka nisur sërish me aksident me vdekje. 33-vjeçari Redi Karreci humbi jetën si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit.
Nga data 10 deri në 16 maj janë konstatuar: 11.000 mijë gjoba, 506 gjoba për shpejtësi, 600 gjoba për mos vendosje të rripit, 1.485 gjoba për përdorim celulari, 620 gjoba për mospërdorim kaske, 2254 gjoba për parakalim të gabuar, 50 gjoba për pije alkoolike, 51 të arrestuar në total, 21 të arrestuar në gjendje të dehur si dhe 30 të arrestuar pa leje drejtimi. Këto statistika të frikshme kur janë miratuar ndryshimet e Kodit Rrugor në Kuvend, që parashikojnë ndër të tjera ashpërsim për të gjithë shkelësit e rregullave.