4 vjet burg për Vehbi Alimuçajn

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me burg ish-bosin e firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçaj, i akuzuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale…”.

Gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe, në përfundim, Prokuroria kërkon dënimin me 4 vjet burgim.

Ndërkohë, për të njëjtën fakt penal, gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pak muaj më parë dhe ka dënuar me 4 vjet burgim edhe djalin e tij, Artan Alimuçaj.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë. Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë. Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

SHKARKO APP