40 mijë punëtorë nga Filipinet drejt Shqipërisë?
Disa herë është thënë se nuk ka punëtorë të specializuar në Shqipëri. Edhe kryeministri Rama e ka lenë të hapur mundësinë e ardhjes së punëtorëve të huaj, pikërisht nga Filipinet.
Ndërkohë Zana Guxholli, eksperte në fushën e ekonomisë, në emisionin “Open” në tha se nuk kemi një hartë të detajuar lidhur me profesionet që kërkohen në Shqipëri. Në emision është trajtuar çështja nëse 40 mijë filipinas mund të zgjidhin problemin e boshllëkut të krijuar në tregun shqiptar, për shkak të largimit nga Shqipëria të shqiptarëve.
Guxholli tha se Qeveria duhet të marrë masa që të mos kemi këtë hemorragji nga Shqipëria, pasi po largohen të rinjtë, profesionistë dhe punëtorë të pakualifikuar.
“Nuk është zgjidhje ardhja e punëtorëve të huaj, pasi më shumë ata e shikojnë Shqipërinë si një vend trampolini për tu larguar”, tha Guxholli.
Ajo u shpreh se në Shqipëri duhet të krijohen politika që shqiptarët të punojnë këtu dhe të mos largohen për një të ardhur më shumë.
“Të rriten pagat, të krijohen kushtet, mbështetja, në mënyrë që studentët mos mendojnë të largohen sapo mbarojnë shkollën, por të punojnë këtu”, tha Guxholli.
Por kontratat e marrëveshjet po bëhen për mijëra punëtorë nga Filipinet.