FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, shpallet në kërkim

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi plagosi me thikë bashkëshorten 32-vjeçe

Njoftimi i policisë

Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?