42-vjeçarja në Lezhë konsumon pesticide, ndërron jetë në spital

Një 42-vjecare ka ndërruar jetë në fshatin Tresh të Lezhës, pasi është helmuar duke konsumuar pesticide.

Policia bën me dije se viktima është shtetësia me inicialet V.Gj, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë gruan të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 09. 11. 2018, në fshatin Tresh, në banesë, është vetëhelmuar me pesticide, shtetësia V. Gj., vjeçe 42, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?