44-vjeçari kapet me 26 kg kanabis në banesë

Një 44-vjeçar është arrestuar në fshatin Nojë të Krujës, pasi u kap me një sasi prej 26 kg kanabis.

Në kuadër të operacionit të koduar “Noja 3”, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa” , thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njfotimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Krujë

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “NOJA 3”.

Operacioni nga Policia e Krujës në bashkëpunim me DVP Durrës dhe F.L.O, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.

Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës e F.L.O, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NOJA 3”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?